Prag ndeshja me Bolognën, Pirlo: Kemi entuziazëm të madh në skuadër
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur para ndeshjes ndaj Bolognas që do të zhvillohet nesër në orën 12:30 në kuadër të Serie A.

Tekniku italian deklaroi në konferencën për shtypin se ekziston një entuziazëmskuadër dhe se Juve ia ka dalë të rikuperojë energjitë nga ndeshja me Napolin.

"Të gjitha skuadrat këtë sezon kanë ulje dhe ngritje të koncentrimit. Gati të gjitha janë duke pranuar gola shkaku i fillimit të sezonit", tha ai.

"Aktualisht janë pesë apo gjashtë skuadra që luftojnë me Milanin që është i pari në tabelë. Duhet të mendojmë për vetën tonë dhe të shohim në prill çfarë do të ndodhë", shtoi ai.

"Jemi stërvitur mirë, skuadra ka punuar shumë në nivelin taktik dhe skemat", përfundoi Andrea Pirlo.
Shtuar më 23/01/2021, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori