Prag ndeshja me Shkahtarin, Zidane: Nesër është tjetër finale, Benzema është i gatshëm
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë para përballjes ndaj Shkahtarit.

Tekniku francez konfirmoi që sulmuesi Karim Benzema është i gatshëm për këtë sfidë, derisa iu nevojitet fitorja.

Zidane theksoi se iu nevojitet kjo fitore për të kaluar tutje.

"Nesër është tjetër finale. Ka dy ndeshje të mbetura dhe nesër do jetë ndeshja më e rëndësishme sepse këto tri pikë mund të na avancojnë tutje dhe duhet të mendojmë për këtë".

"Benzema është i gatshëm për nesër", deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Reali do sigurojë kualifikimin në raundin e 16-të skuadrave më të mira./
Shtuar më 30/11/2020, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori