Prag ndeshja me Wolves, Arteta: Diçka ende mungon te Arsenali
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për mediat para ndeshjes ndaj Wolves ku pranoi se ekipi i tij po përballet me probleme.

"The Gunners" nuk kanë shënuar nga loja e hapur që 476 minuta në Premierligë.

Spanjolli beson se Arsenali nuk është larg nga kualiteti që ka menduar, por që disa detaje të vogla po ju kushtojnë.

"Pozita ku mendoj se do të duhej të ishim dhe ku jemi dallon në dy ndeshjet e fundit, të cilat mund të ishin katër dhe gjashtë pikë dhe këtu duhet të përmirësohemi", tha ai.

"Ky është realiteti i ligës për momentin, nuk kemi shkëputje të mëdha dhe ne duhet të jemi shumë të mirë dhe ta kapim momentin, por diçka po mungon", tha 38 vjeçari.

Kur u pyet se kur do të kthehej Arsenali si pretendent për titull ai tha se kjo duhet të vijë me kohë, para se ata të arrijnë atë nivel.

"Duhet disa kohë, duhet të jemi të gatshëm të fitojmë 100 pikë në ligë nëse duam të luftojmë për tituj", tha Arteta.
Shtuar më 29/11/2020, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori