Prag sfida Juventus-Napoli: Formacionet e mundshme dhe dyshimet e trajnerëve
“Allianz Stadium” do të presë kryendeshjen e javës së 7 të Serie A ku Juventus luan në shtëpi ndaj Napolit. Një përballje titanësh e cila është e destinuar për të dhuruar spektakël dhe emocione.

Rivaliteti mes dy skuadrave është rritur ndjeshëm vitet e fundit ku bardh e kaltërit kanë qenë skuadra anti-juve. Në ndeshjen e parashikuar të zhvillohet këtë të shtunë në orën 18:00, trajnerët respektive pritet të bëjnë ndryshime në formacion, shkruan Albeu.com.

Trajneri i Juventusit, Masimilliano Allegri pritet të hedhë në fushë skuadrën me skemën 4-3-3, ndryshe nga ndeshja e fundit ndaj Bolonjës ku trajneri livornez aplikoi skemën me tre mbrojtës.

Në formacionin titullar pritet të rikthehet portieri Szczesny, Alex Sandro në të majtë, Chiellini në qendër së bashku me Bonuçin dhe Cancelo në të djathtë të mbrojtjes.

Në mesin e fushës do të rikthehet turko-gjermani Emre Can.

Sa i përket fazës offensive, Mandzukiç dhe Ronaldo konfirmohen si titullar ndërkohë që ka balotazh mes Bernardeschit dhe Dybala-s, i cili zhvilloi një paraqitje fenomenale në ndeshjen e fundit.

Në kampin e Napolit, trajneri Carlo Ancelotti do të rikthejë në formacion titullarët e lënë pushim në sfidën ndaj Parmës.

Albiol, Callejon, Hamsik, Hysaj dhe portieri Ospina do të startojnë nga minuta e parë. Juventus udhëheq kampionatin Italian me pikë të plota ndërkohë që Napoli e ndjek nga pas me vetëm tre pikë më pak. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori