Prandaj "bojkotoi" Ronaldo? Marca zbulon fituesin e çmimit "The best"
Sot, në orën 20:00, në Londër do të zhvillohet ceremonia e FIFA-s ku do të jepet çmimi “The Best” për futbollistin më të mirë të vitit.

Në lsitën e ngushtë për të fituar këtë çmim janë tre futbollistë, Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah.

Kujtojmë se portugezi, nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve me Juventusin.

Por "Marca" nxjerr një tjetër episod në skenë, ku raporton se fituesi i çmimit "The Best" nga FIFA do ta jetë Luka Modric ashtu sic ishte në gusht.

Ndoshta Ronaldo do ta ketë mësuar paraprakisht këtë fakt dhe kjo mund të jetë arsyeja e vërtetë se pse ai nuk do të marrë në këtë ceremoni.

Kujtojmë se CR7 mungoi edhe në ndarjen e çmimeve të UEFA-s në Montecarlo për shkak se ishte pikërisht Modric ai që do i rrëmbente çmimin. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori