"Prandaj u takuam me Veronën", Igli Tare tregon hapur negociatat për Kumbullën
Kumbulla është kthyer në qendrën e vëmendjes këtë merkato në Itali. Shumë klube janë pas tij, ndër të cilat edhe Lazio.

Këta të fundit e hodhën hapin e parë konkret pak ditë më parë.

Vetë Tare dhe Lotito u takuan kokë më kokë me presidentin Setti, të cilit i propozuan dy oferta tunduese për të marrë shërbimet e talentit shqiptar.


Mbi këtë çështje flet edhe vetë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili sqaron gjithçka për “Sky Sport”. Vlonjati e bën të qartë se Kumbulla i intereson së tepërmi bardhekaltërve, por nga ana tjetër tregon se ende nuk është arritur asgjë. Negociatat janë në zhvillim e sipër dhe Tare është i vetëdijshëm se për të marrë një lojtar të tillë nuk mund të bëhet menjëherë, por nevojitet kohë.

Kumbulla? Është një futbollist që na intereson. Kjo është arsyeja pse u takuam me Veronën. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme, por kemi të bëjmë me një negociatë ende për t’u zhvilluar. Ishim të sigurt që nuk do të mbyllej të Enjten (dita e takimit)”, ka thënë Igli Tare.
Shtuar më 30/06/2020, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori