Prandelli dhe Inzaghi te Kukësi
Emra të frikshëm për Kukësin e ri që merr formë. Shoqëria konsolidon grupin e ri ku ndryshimet prekin vetëm sulmin. Në ambientet e klubit verior, presidenti Safet Gjici prezantoi tre blerjet e reja.

Prandelli dhe Inzaghi janë dy të rinjtë që bashkohetn me blutë e qytetit verior, por kujdes, nuk bëhet fjalë për italianët e famshëm por për emra që kërkojnë konfirmimin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Italiani është aktivizuar me belgët e divizionit të dytë CS Vise, ndërsa 28-vjeçari Dionigio Inzaghi transferohet në Kategorinë Superiore pas aventurës në Portugali me Desportivo Chaves. Blerja e tretë e kuksianeve, Serxhio Abdurahmani, i rritur në fidanishten e AEK-ut të Selanikut është shpresa më e madhe për të ardhmen e klubit. Tre emra që pritet të rrisin konkurrencën në sulm, ashtu siç e pranon edhe presidenti Gjici.

Nga ana tjetër, drejtori teknik i klubit, Sulejman Starova, pasi u uroi mirëseardhjen tre të rinjve, konfirmoi objektivat e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.

Kukësi vazhdon të jetë në garë për një vend në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në kampionat, grupi i drejtuar nga Armando Cungu mban vendin e pestë me 21 pikë, po aq sa edhe Bylisi. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori