"Prandelli-Immobile? S'mund të jenë bashkë"
Paraqitja e Ciro Immobiles në ndeshjen miqësore që Italia fitoi 5-3 me Fluminensen ishte fantastike pasi sulmuesi më i ri i Borussia Dortmundit përveç se shënoi 3 gola dha edhe dy asiste. Por edhe pse Immobile u shfaq në lartësinë e duhur, kjo gjë nuk e konfirmon atë si një titullar i të kaltërve në Botëror dhe ky fakt konfirmohet nga vetë trajneri i 4-herë kampionëve të botës Cesare Prandelli.

"Balotelli së bashku me Immobilen? Gjithçka mund të ndodhë por të hedhësh në fushë dy qëndërsulmues me aq lojtarë me kualitet sa kemi ne në mesfushë shndërrohet në një zgjedhje të detyruar. Megjithatë unë zgjedhjet e mia përsa i përket formacionit do ti bëj në bazë edhe të kundërshtarit që kemi përballë", është shprehur tekniku axurr.


Në fund një mendim i Prandellit edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Mario Balotelli. "Balotelli është mirë si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Është e vërtetë që po has disa probleme të vogla por kjo është normale për vetë faktin se jemi duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë. A e kam zgjedhur 11-shen titullare për ndeshjen me Anglinë? Nuk dua ti përgjigjem kësaj pyetjeje". /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori