Prandelli pas Boterorit merr drejtimin e Italise
Albeu.com
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, do të marrë timonin e kombëtares së Italisë në futboll, me të përfunduar Kampionati Botëror në Afrikën e Jugut. Deri atëherë, kombëtarën do të vazhdojë ta udhëheqë Marcello Lippi.
“Prandelli do të jetë trajner për katër vjet”, njoftoi zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Italisë, duke sqaruar se marrëveshja ishte arritur mes Prandellit dhe presidentit të Federatës, Ginacarlo Abete. “Prandelli do të prezantohet zyrtaisht si trajner i Italisë pas Kupës Botërore”, tha zëdhënësi.
Shtuar më 30/05/2010, ora 20:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori