Prandelli: Po Tottit, jo Cassanos
Cesare Prandelli ka vendosur, po për Tottin dhe jo për Cassanon. I pyetur për shortin e Kupës së Botës, trajneri përgjigjet shkurt. "Ne jemi Italia dhe nuk kemi frikë. Sigurisht që do të ishte më mirë për ne nëse shorti nuk na vendos në një grup ferri. Megjithatë, nëse do të jemi në një grup ferri, ky grup i tillë do të jetë për të gjitha skuadrat, jo vetëm për ne", është shprehur tekniku axurr.

Ndërtimi i kombëtares italiane për aventurën e Brazilit thuajse ka përfunduar. Mbeten vetëm disa emra për t’u përcaktuar.

"Deri në momentin që ka luajtur, Totti ka bërë gjëra të mëdha, duke treguar se e meriton grumbullimin. Pastaj u ndal dhe tani po e merr veten. Të shikojmë se si do të shkojë. Tottin e kam nën vëzhgim. Cfarë mund të them për Cassanon? Pati një Europian të mirë me kombëtaren, por më pas lindi një ekip përfaqësues ndryshe, i projektuar për Botërorin. Gjithsesi do ta kem në vlerësim edhe Cassanon", ka vijuar Prandelli.

Mesazhi është i qartë, në Italinë e Prandellit që do të udhëtojë drejt Brazilit ka vend për Tottin, por jo për Cassanon. Në fund edhe një koment për koret e fëmijëve në Juventus Stadium.

"Penalizimi i skuadrës për koret e tyre më duket i tepruar, por ishte bukur të shikoje aq shumë fëmijë në stadium. Kjo ishte diçka pozitive, por fëmijët dhe jo vetëm ata duhen edukuar për një sjellje vërtet sportive", përfundoi tekniku i Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2013, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori