Prandelli pranon fajin për Italinë: Balotelli, në botë tjetër

Mario Balotelli nuk është djalë i keq, por jeton në botën e tij, shumë larg realitetit që e rrethon. Kështu shprehet ish- trajneri i Italisë, Cesare Prandelli kur pyetet për lojtarin problematik, ndonëse në përgjithësi flet me nota pozitive për Super Marion.

“Eshtë vërtet një djalë i mirë, por që jeton në një dimension tjetër. Gjithsesi kjo nuk do të thotë asgjë. Eshtë vetëm 24 vjeç dhe ka ende mundësinë që të mësojë nga eksperiencat që ka përjetuar” shprehet Prandelli.

Tekniku i ri i Galatasaray nuk pranoi ta ndajë me askënd përgjegjësinë për dështimin e të kaltërve në Brazil, ku u larguan që në fazën e grupeve.

“Projekti që kishim nuk funksionoi. Duhet t’i shkaktonim probleme Kosta Rikës me strategjinë tonë, por nuk ia dolëm dot. Përgjegjësia ishte e stafit teknik, i cili dështoi. Pra ishte faji im dhe pikë” vijon ai.

Për Prandellin, problematika në kombëtare nis që në nivelin e klubeve italiane, duke i akuzuar ato si egoiste që mendojnë vetëm për interesat vetjake.

Shtuar më 21/07/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori