Cesare
Prandelli, ka refuzuar një ofertë për të marrë
drejtimin e Galatasarayt.
Corriere dello Sport njofton se ai ka marrë një ofertë nga gjiganti turk që është pa trajner pas largimit të Roberto Mancinit, por e ka refuzuara atë.
56-vjeçari dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë pas eliminimit nga Kampionati Botëror, edhe pse sapo e kishte
rinovuar kontratën.
Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, është bërë kandidati kryesor për të marrë
drejtimin e klubit nga Stambolli.
Shtuar më 30/06/2014,
ora 12:52