Prandelli ulet zyrtarisht në stolin e Genoas, klubi i uron mirseardhjen
Pëlqej
Ish trajneri Italisë Cesare Prandelli, është zyrtarizuar si tekniku më i ri i Genoas. Lajmi është bër i ditur përmes rrjetit zyrtar Twiter.

Klubi Italian e shkarkoi Ivan Juric direkt pas eleminimit nga kupa e italisë nga skuadra e Entellës, shkruan Albeu.com.

61 vjecari do të ketë detyrë kryesore qëndrimin e Genoas në Serinë A, pas disa rezultateve negative në ndeshjet e fundit. Prandelli është një trajner i njohur në Itali, ai më parë ka drejtuar dhe kombëtaren italiane.

Ndërkohë Genoa nuk fiton një ndeshje prej 30 shtatorit e fundit daton ndaj Frosinones, teksa rrezikon seriozisht rënjën nga kategoria pasi është vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë. /albeu.com/

Shtuar më 07/12/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori