Pranë shkarkimit? Emery: Kam mbështetjen e plotë të klubit!
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po kuotohet si favoriti për të qenë trajneri i radhës i shkarkuar. Strategu spanjoll nuk po merr rezultatet e duhura dhe humbja kundër Leicester 2-0 disa minuta më parë, ka tronditur edhe më shumë pozicionin e tij në krye të pankinës.

Megjithatë, Emery pranon se bordi nuk do ta shkarkojë, si dhe ka mbështetjen absolute të tyre: "Na duhet më shumë kohë, kemi lojtarë të rinj që duan të rriten. Kemi objektivat tona dhe duam ende kohë.

Kemi pasur disa probleme kohët e fundit, por me kohën, gjithçka do të zgjidhet. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të qetë. E ardhmja? Kam mbështetjen absolute të bordit drejtues", përfundoi Emery.
Shtuar më 09/11/2019, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori