Pranë triumfit, Bayern Munchen nuk do të festoj titullin në 'Marienplatz'
Bayern Munich është drejt triumfit në Bundesliga.

Gjiganti bavarez kryeson ligën elitare në Gjermani me 7 pikë më shumë se ndjekësit e Dortmundit dhe prej javës së ardhshme mund të përcaktohet titulli kampion.

Siç bën të ditur ‘Kicker’ vendimi final është marrë që të mos lejohet festa e tifozëve në ‘Marienplatz’. Festa duhet të bëhet në mënyrë të qetë, në hapësira private, dhe jo me një grumbullim të madh siç jemi mësuar ta shohim viteve të kaluara.

Gjithçka vjen si pasojë e nevojës për distancë sociale, pas përhapjes së pandemisë Covid-19. Të njëjtin problem pritet ta kenë edhe tifozët e Liverpool në Angli, por trajneri Klopp ka thënë se paradën do ta bëjnë edhe në mars të vitit të ardhshëm.
Shtuar më 15/06/2020, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori