Pranë zyrtarizimit, Serie A pa tifozë deri për Krishtlindje
shaqiri00
Serie A me dyer të mbyllura të paktën deri në Krishtlindje, është ky lajmi që qarkullon në zyrat e qeverisë italiane dhe që ka nisur të trembë jo pak klubet e futbollit në Apenine pasi nëse kjo ndodh atëherë humbjet në aspektin ekonomik për skuadrat italiane do të ishin vërtetë kolosale.

Nëse ende po diskutohet për datat se kur do të rifillojë kampionati, janë të shumta temat që duhen diskutuar mes ligës së Serie A, shoqatës së futbollistëve dhe qeverisë italiane, nga përcaktimi i kalendarëve te ulja e pagave të futbollistëve për të vijuar me numrin e limituar të tifozëve që mund të shkojnë në shkallët e stadiumit.

Por edhe nëse gjëndja nga koronavirusi qetësohet dhe futbolli rikthehet pas një muaji e gjysmë siç është në program gjasat janë që të luhet deri në Krishtlindje pa tifozë pasi ekziston ende rreziku i rikthimit të pandemisë së koronavirusit pas disa muajsh.Vetëm për 12 javët e mbetura për këtë sezon plus 4 ndeshjet e prapambetura që mund të luhen pa tifozë, humbja e klubeve të Serie A nga mosprania e tifozëve në stadium mund të variojë nga 75 deri në 95 milionë euro, imagjinoni sa mund të shkojë kjo shifër nëse luhet pa tifozë deri në fund të dhjetorit. Parashikohet që futbolli të luhet normalisht me tifozë në Itali vetëm në vitin 2021.
Shtuar më 13/04/2020, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori