"Prapanica e Klopp do përfundojë në muzeun e Bayern"
Shorti i Champions League hap një spirale polemikash në kufijtë e komikes ku janë përfshirë trajneri i Borussia Dortmund Jurgen Klopp dhe drejtuesit më të lartë të Bayern Munchen. Gjysmëfinalja mes bavarezëve dhe Barcelonës nxiti edhe hipotezat nëse Pep Guardiola si ish trajner i katalanasve dhe drejtues i ardhshëm në stolin e gjermanëve, do t’i japë këshilla ose jo ekipit të Heynckess për gjysmëfinalen e dyfishtë.

Një prej njerëzve që nuk i rezistoi dot tundimit për t’u përfshirë në këtë debat ishte edhe tekniku i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Jurgen Klopp. Nëpërmjet një fraze në kufijtë e lejuar të etikës, ai u shpreh se vendoste bast prapanicën e tij që drejtuesit e Bayernit të Mynihut do të këshillohen me teknikun e tyre të ardhshëm.

Por menjëherë pas kësaj deklarate, reagoi edhe shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl Heinz-Rumennigge, i cili i kundërpërgjigjet kundërshtarit, duke thënë se prapanica e Klopp do të përfundojë në muzeun e Bayernit. Ai shton me humor se Klopp duhej të kishte vënë bast flokët që i ka vendosur me transplant sepse janë më të lehta për t’u transportuar krahasuar me prapanicën.

Ky qëndrim konfirmon atë të drejtorit sportiv, Matias Samer dhe trajnerit Jupp Heynckes, të cilët e kanë mohuar faktin se mund të konsultohen me Pep Guardiolan për të marrë këshilla se si mund ta mposhtin Barcelonën, skuadër të cilës ai i dha filozofinë e futbollit tika-taka. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori