Prapaskena/ Ajeti nxjerr "bllof” De Biasin
Arlind Ajeti “thumbon” Gianni de Biasin. Në një intervistë të tij për emisionin “Minutat e Evropianit” në Klan Kosova, mbrojtësi i kombëtares ka deklaruar që trajneri e ka zëvendësuar pa dëshirën e tij. Ai tha se nuk ishte i dëmtuar, në sfidën Francë-Shqipëri, e cila përfundoi 2-0 pikërisht në momentin kur mbrojtësi doli dhe vendin e tij e mori Veseli.

Trajneri më pyeti se a mund të luaj tutje, ndërsa unë ju përgjigja që mund t’i luaj pa probleme edhe këta minuta që kanë mbetur”, deklaroi fillimisht Ajeti në intervistën e tij në Klan Kosova.

“Është trajneri që vendosi dhe ndërrimi me Veselin ishte vendim i tij”. Megjithatë, mbrojtësi shton se “Kam raporte shumë të mira me trajnerin dhe me gjithë ekipin. Ndoshta trajneri më keqkuptoi kur më pyeti a mund të luaja ende”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares.
Shtuar më 27/06/2016, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori