Prapaskena, Ancelotti i tha "Jo" Milanit për Illarramendin
Pëlqej
Një prej dëshirave të Milanit gjatë merkatos së verës ishte edhe afrimi i një mesfushori që të mbulonte mungesën e Riccardo Montolivos së dëmtuar. Adriano Galliani studoi emra të ndryshme, mes të cilëve edhe një futbollist të Real Madrid.

Sipas asaj që shkruan "El Confidencial", klubi kuqezi i kërkoi kampionëve të Europës Asier Illarramendin, por kjo gjë u refuzua nga vetë Carlo Ancelotti. Edhe Real Sociedad, ish ekipi i futbollistit, kishte marrë të njëjtën përgjigje.

Pas kësaj Milani vendosi të tentonte Marco Van Ginkel, i cili erdhi në formë huazimi nga Chelsea. Një operacion që dërgoi te Benfica Bryan Cristanten për 6 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori