E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Prapaskena/ As Messi nuk e do në kombëtare Icardin
Nga Diego Armando Maradona deri te Messi, asnjë nuk e do Icardin në kombëtare.

Tata Martino është larguar duke i lënë vendin Bauza-s, i cili e ka filluar shumë keq aventurën e tij në drejtim të “Albiceleste”-s. Por edhe me ndryshimin e trajnerit situata e Icardi-t nuk ka ndryshuar.

Tani duket se është pikërisht Messi ai që nuk e do Icardi-n në kombëtare. Në programin “Debate Final”, të transmetuar te “Fox Sports”, është thënë se qëndron pikërisht ylli i Barcelona-s mbrapa këtij përjashtimi të Icardi-t, i cili duket se po paguan shtrenjtë tradhtinë e famshme kundrejt Maxi Lopez, i cili është shumë mik me Messi-n dhe Mascherano-n.



Shtuar më 13/10/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori