Prapaskena/ Barcelona mund ta blinte Pogbanë para United
Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Albert Soler, është shprehur se skuadra e tyre ka pasur të drejtën të vendos për transferimin e ish lojtarit të Juventusit, Paul Pogba.

Soler e ka bërë këtë deklaratë vetëm pasi tashmë është mbyllur merkato dhe Pogba ka kaluar te Manchester United.

“Vitin e shkuar ne arritëm marrëveshje me Juventusin, që ne të kemi të drejtën e blerjes nëse shitet Paul Pogba. Këtë verë kishim vendosur se cilët lojtarë mund të na përmirësonin”

Ideja e bordit ishte që ne e kemi të drejtën dhe askush nuk do të mund ta merrte para nesh. Kjo na bëri që ne të kemi më shumë opsione”, ka thënë Soler.
Shtuar më 01/09/2016, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori