Prapaskena/ Bonucci-Allegri "sherr" dhe në Cardiff, lojtari i kërkoi një zëvendësim
Pëlqej
Në Cardiff ka pasur një episod që e ka dëmtuar disi Juven në finalen e Ligës së Kampionëve. Sipas kësaj gazete, gjatë pjesës së parë kundër Real Madridit kur rezultati ishte 1-1, Leonardo Bonucci i ka kërkuar Massimiliano Allegrit të zëvendësojë Barzaglin me Cuadradon, te kalohet ne 4-2-3-1 dhe të tërheq mbrapa Dani Alvesin, në mënyrë që të mbaje mire problemin e quajtur Marcelo.

Përgjigja e trajnerit ka qenë e prerë, që të gjithë të shohin punën e tyre. Një skenë e ngjashme kishte ndodhur tashmë edhe gjatë ndeshjes Juventus-Palermo më 18 shkurt, kur Bonucci kishte kërkuar Allegrit të bënë një ndryshim, dhe më pas erdhi dhe përplasja e tyre që solli skualifikimin e mbrojtësit.

Ndryshimi Cuadrado-Barzagli ndodhi më vonë, por rezultati ishte 3-1 për Realin, ndërkohë që gazeta italiane ka zbuluar se Mandzukic dhe Pjaniç kanë luajtur të dëmtuar. Praktikisht bardhezinjtë kanë qenë më 9 lojtarë në fushë gjatë 45 minutave të dyta. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori