PRAPASKENA/ Capello: Moratti më donte tek Interi
Massimo Morati ka kërkuar të kishte Fabio Capellon në pankinën e Interit, gjatë kohës që ai ishte president i klubit zikaltër. Është vetë strategu italian që e pohoi këtë në një intervistë për “Sky Sport”, duke shtuar se e kishte refuzuar ofertën e tij dhe se nuk ishte penduar aspak për atë vendim.

“Në kohën kur ishte në krye të Interit, Massimo Morati më mori në telefon për të më ofruar pankinën e klubit që ai drejtonte. Unë e refuzova dhe nuk jam penduar aspak për këtë vendim. Mund të them se nuk më bën përshtypje aspak, fakti që nuk kam drejtuar Interin në karrierën time si trajner.

Tani kam ndryshuar punë dhe po bëj atë që kam bërë përpara 30 viteve”, shprehet ish-trajneri i Rusisë së fundmi. /Albeu.com/
Shtuar më 16/09/2015, ora 11:40
Gent
e Mërkurë 16 Shtator 2015, Ora 13:55
Hahahahah! Je i madh!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori