Prapaskena Eto'o-Balotelli, ja si mund të shkonte
Pëlqej
Samuel Eto'o dhe Mario Balotelli, fate të ndara. I pari u transferua te Everton, ndërsa i dyti te Liverpool dhe kështu do të sfidohen në derbin e Merseyside në Premier League. Por gjërat mund të shkonin ndryshe.

Sipas asaj që shkruan "Calciomercato", në Angli flasin për një prapaskenë përsa i përket merkatos së verës: Kamerunasi ishte shumë pranë Liverpoolit por kontrata 1-vjeçare e "The Reds" nuk i pëlqeu 33-vjeçarit. Menjëherë u fut në lojë tekniku i Everton Roberto Martinez, i cili i ofroi një kontratë dy-vjeçare njeriut të "Tripletës zikaltër"


Kështu ish interisti shkoi te "kushurinjtë" e Everton, ndërsa skuadra e "Anfield Road" mori Balotellin. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2014, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori