Prapaskena: Eto'o ishte i Milanit, por Berlusconi tha "Jo"
Pëlqej
Ishte gjithçka gati për vizitat mjekësore të Samuel Eto'o, që sot duhet të paraqitej në klinikën "Madonnina" para se të firmoste me Milanin. Lajmi jepet nga "La Gazzetta dello Sport", sipas së cilës Adriano Galliani dhe agjenti i sulmuesit kamerunas Claudio Vigorelli kishin mbyllur marrëveshjen, e cila ishte përkrahur edhe nga trajneri Filippo Inzaghi.

Por midis të dielës dhe së hënës erdhi edhe vendimi i presidentit të Milanit Silvio Berlusconi, i cili bllokoi mbërritjen në Milano të ish interistit. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori