PRAPASKENA/ Interi e ndoqi Haverc, por pse transferimi nuk ndodhi kurrë
Të hënën në mbrëmje do të përfaqësojë pa dyshim lojtarin që Interi do të mbajë veçanërisht në konsideratë kundër Bajer Leverkusenit, në çerekfinalen e Ligës së Europës.

Por në të kaluarën, Kai Haverc, “xhevahiri” i gjermanëve, ka qenë në shënjestrën e zikaltërve. Prapaskena është zbuluar nga “Sky Sport”. Dy vite më parë vëzhguesit interistë e ndoqën, por u detyruan të tërhiqeshin përpara një vlere të lartë edhe në atë kohë, pavarësisht moshës së lojtarit (sot 21 vjeç).

Sot Haverc është një nga pikat e referimit të Leverkusenit dhe kohët e fundit Çelsi duket gati të shpenzojë 100 milionë eurot e kërkuara nga gjermanët për ta liruar nga kontrata që skadon në 2022-shin. Luan si “9 false” dhe fantazist, lojtar i kompletuar, megjithëse i ri.

Shtuar më 09/08/2020, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori