Prapaskena, ja sulmuesi i njohur që refuzoi Milanin për shkak të Ibrahimovic
Sipas gazetës gjermane BILD, Luka Jovic refuzoi të transferohej te Milani pasi kishte frikë se nuk do të merrte kohën e duhur në fushë për shkak të prezencës së Zlatan Ibrahimovic.

23-vjeçari u bashkua me Eintracht Frankfurtin si huazim nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit, por Milani gjithashtu kishte bërë një përpjekje për të nënshkruar më atë në një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit.

Sipas raportit, West Ham United dhe Ëolverhamptoni ishin bashkuar në garën për të nënshkruar me përfaqësuesin e Serbisë i cili përfundimisht u kthye në Gjermani.

Raportet nga Bild theksojnë se Jovic refuzoi mundësinë për të lëvizur në Milano pasi kishte frikë se nuk do të merrte kohë e duhur të lojës dhe të luante përpara Zlatan Ibrahimovicit.

Milani përfundimisht nënshkroi me ish sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic për të mbështetur suedezin.
Shtuar më 22/01/2021, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori