Prapaskena/ Thiago Silva mungoi se kishte frikë Barçën
Kur u konfirmua se Thiago Silva nuk do të luante ndaj Barcelonës, fansat e skuadrës franceze menduan më të keqen, por në fakt në fushë gjërat shkuan më së miri. Së fundmi "L'equipe" shkruan një lajm befasues.

Thiago Silva mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës me arsyetimin e skuadrës se ishte i dëmtuar, por e vërteta është ndryshe. Braziliani i ka thënë trajnerit Emery se nuk e ndjen veten të gatshëm për tu përballur me Barcelonën pasi në të kaluarën ka dalë nga fusha i mundur.

Për këtë trajneri kishte vendosur që i riu Kimpembe ta nisë ndeshjen nga minuta e parë dhe rezultoi një zgjedhje e zgjuar./albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori