Prapaskenat, Neymar futi në sherr Barcelonën me agjentin
Pëlqej
Barcelona vepron me nje strategji për të zbuluar talente në ,barë botën nëpërmjet agjentëve të saj.

Kujtojmë se ishte pikërisht i deleguari i Barcelonës në Brazil, Andre Kurin i cili bëri zbulimin e madh te talentit, Neymar dhe bëri të mundur transferimin e tij te Barcelona.

Por së fundmi është zbuluar një prapaskenë tjetër që lidhet me transferimin e Neymar te PSG.

E përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo" ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Kurit.

Në kontratë e agjentit ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit.

Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte.

Më pas palët iu drejtuan gjykatave dhe më pas Barcelona u detyrua të paguajë detyrimin për Kuri. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori