Prapaskenat, Simeone te Inter sezonin tjetër
Interi ëndërron Diego Pablo Simeonen në stol. Trajneri aktual i Atletico Madrid, i cili ka bërë një sezon të mrekullueshëm me bardhekuqtë, është i pari në listën e dëshirave të Erick Thohir. Presidenti i zikaltërve festoi ditën e djeshme 44-vjetorin e lindjes dhe marrja e Simeones ishte një nga dëshirat e tij.

Para disa kohësh drejtuesit zikaltër kanë kontaktuar me argjentinasin, duke i bërë atij një ofertë që të merrte drejtimin e një prej skuadrave që ai ka për zemër, pra të rikthehej në shtëpi. Simeone u shpreh se ai do të dëshironte që të qëndronte tek Atletico edhe për një tjetër sezon dhe më pas do të ishte i gatshëm për një kthim të mundshëm në Milano.

Kështu, pas 12 muajsh tifozët e Interit do të kenë një dhuratë të mrekullueshme nga presidenti Tohir, një trajner të talentuar, të aftë për ta ringritur Interin në majë. Argjentinasi gjithnjë e ka pranuar se Interi është një ekip të cilin ai do të donte që ta trajnonte.


Dhe, ndërsa tek Atletiko ai tashmë ka lënë gjurmë në histori, një vit kohë është mjaftueshëm për të qenë gati për një sfidë të re, këtë herë në Serie A.

Mirëpo, drejtuesit milanezë duhet që të shpejtojnë, sepse për të marrë Simeonen radha e klubeve europiane është e gjatë. Të befasuar nga aftësia dhe filozofia e tij, shumë presidentë do të shpenzonin shumë për të marrë argjentinasin.

Edhe pse zikaltrit janë të favorizuar nga fakti që zemra e Simeones ka një vend të veçantë për Interin. /albeu.com/



Shtuar më 01/06/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori