Napoli do të përballet në 1/8-at e Championsit me realin e Madridit. Një përballje e veçantë për Hysajn, i cili do të përballet me Cristiano Ronaldon.
Zëvendëstrajneri i përfaqësueses
shqiptare, Paolo Tramezzani është i bindur se
mbrojtësi kuqezi do të tregojë të gjitha vlerat e tij përballë yllit portugez.
Por për ta ilustruar këtë besim, ai ka zgjedhur shembullin më të gabuar të mundshëm. “
Hysaj është përballur me Ronaldon në kualifikueset e Europianit. Atëherë u tregua i aftë, pasi arriti ta kufizonte dhe shpresoj që kjo të ndodhë përsëri”, janë fjalët e Tramezzanit për “Radio Kiss Kiss Napoli”.
Duket se zëvendëstrajneri i përfaqësueses
shqiptare ka harruar se
Hysaj dhe
Ronaldo nuk janë ndeshur asnjëherë në fushën e lojës me kombëtaren, pasi njëri apo tjetri, munguan në përballjet mes Shqipërisë dhe Portugalisë në eliminatoret e Europianit.
Në ndeshjen e parë, ku
Hysaj ishte titullar dhe ku Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 në transfertë,
Ronaldo u la pushim nga trajneri i atëhershëm i Portugalisë, Paulo Bento e kësisoj,
mbrojtësi nuk e kishte si kundërshtar në fushë.
Në takimin e kthimit në Elbasan, ishte radha e Hysajt të mungonte për shkak të një dëmtimi. Kësisoj,
Ronaldo kishte si kundërshtar direkt Gjimshitin në atë ndeshje të cilën portugezët e fituan po me rezultatin 1-0.
Shtuar më 12/12/2016,
ora 17:58