Përcaktohet stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Championsit në vitin 2018
UEFA ka përcaktuar stadiumin që do të presë finalen e madhe të Champions League në vitin 2018. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian ka vendosur që ajo të luhet në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Anëtari i Komitetit ekzekutiv të UEFA-s, Frantisek Laurinec, ka konfirmuar vendimin, pas një viti negociatash. Vetëm një muaj para fillimitKampionatit Botëror 2018 në Rusi, Ukraina do të jetë mikpritës i finales më të madhe për klube.

Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në "Millennium Stadium" në Cardiff.
Shtuar më 15/09/2016, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori