Precedentët/ Shqipëria është përballur vetëm 1 herë me Lihtentenshtejnin
Sonte në mbrëmje në Vaduz, Lihtentenshtejni dhe Shqipëria do të zhvillojnë përballjen e dytë mes tyre. Bëhet fjalë për një kundërshtar modest me të cilët kuqezinjtë janë ndeshur vetëm 1 herë në të kaluarën.

Në 20 gusht të vitit 2008 Shqipëria mposhti 2-0 Lihtenshtejnin në Qemal Stafa në një sfidë miqësore që i shërbeu kombëtares për t’u përgatitur sa më mirë për startin e eliminatoreve të Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Një nga dy golat e sfidës u shënua nga Jahmir Hyka i cili në shtator të këtij viti u rikthye në kombëtaren kuqezi nga trajneri Gianni De Biasi dhe është gati të lerë shenjën e tij edhe këtë herë ndaj Lihtenshtejnit pasi do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Shtuar më 06/10/2016, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori