Preiti konfirmon qëndrimin e trajnerit italian në stolin e Partizanit
Paraditen e sotme në ambientet e klubit Partizani u zhvillua një mbledhje me stafin ku u analizua ecuria e skuadrës dhe humbja ndaj Flamurtarit.

Në një deklaratë për “Panorama Sport” pas mbledhjes, drejtori sportiv i të kuqve, Preiti, konfirmoi trajnerin Iuliano në stolin e kryeqytetasve.

“Zhvilluam një mbledhje me stafin e Partizanit për të analizuar ecurinë e skuadrës. Nuk ishte vetëm për humbjen e ndeshjes së fundit! E theksoj këtë! Ishte një takim konsultativ mes nesh për të kuptuar më mirë edhe se ku kemi diçka për të riparuar! Stafi i Partizanit nuk preket!

“Është i konfirmuar! Një klub serioz nuk duhet të diskutojë stafin në një projekt që sapo ka nisur! Natyrisht na vjen keq për humbjen dhe për pikët që nuk janë aty ku dëshiron dhe meriton Partizani, por gjithsesi diferenca me ekipet e tjera nuk janë aq të mëdha. Këtu bën përjashtim vetëm e para në klasifikim që po ecën mjaft mirë. Pjesa tjetër nuk kanë diferenca të mëdha”, tha Preiti pas mbledhjes së pak çasteve më parë për “Panorama Sport”. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori