Premier League, 140 mln euro në merkaton e janarit
Premier League
Sipas një studimi të realizuar nga "Deloitte" përsa i përket merkatos së janarit rezulton se klubet e Premier League-s kanë shpenzuar në total plot 140 milionë euro në rreth 300 transferime të ndryshme. Në sezonin e kaluar, në të njëjtën periudhë klubet angleze kishin shpenzuar vetëm 80 milionë euro.

Shpenzimet më të mëdha i kanë kryer klubet londineze, ku spikat QPR me disa transferime, si psh ai i Samba për 14,5 milionë euro.

Liverpool ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për Coutinhon dhe Sturridge, ndërsa blerja më e shtrenjtë i takon Manchester United me blerjen prej 17,4 milionë eurosh të sulmuesit Wilfried Zaha. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori