Premier League ka planin gati, kur nis ky sezon, kur mbaron dhe fillimin e sezonit tjetër
Premierliga duket se tashmë ka hartuar planin për të dalë nga situata e jashtëzakonshme.

Kampionati elitar i futbollit anglez synon të arrijë të gjitha në kohë, për të mbyllur këtë sezon si dhe për të nisur kampanjën tjetër në kohë.

Plani është që të gjitha ndeshjet e këtij edicioni të luhen dhe të mbyllet sezoni, por edhe të ketë kohë për përgatitjet para sezonit tjetër. Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë pikat sipas të cilit duhet të shkojë plani i Premierligës.

1: Ndeshjet e këtij sezoni rifillojnë më 1 qershor

2: Të gjitha ndeshjet luhen me dyert e mbyllura, pa praninë e tifozëve

3: Ndeshjet e këtij sezoni duhet të luhen përbrenda gjashtë javëve

4: Lojtarëve u mbeten edhe katër javë për t’u përgatitur për sezonin e ri

5: Sezoni 2020/2021 fillon më 8 gusht.
Shtuar më 22/03/2020, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori