Premier League kërkon talente në Tiranë
Ka mbërritur në Tiranë një akademi futbolli britanike, e cila do të zhvillojë për tre ditë radhazi duke filluar nga dita e premte një aktivitet për zbulimin e talenteve të futbollit në vendin tonë.

Kjo akademi me zbulues talentesh nga Tottenham, Arsenal, Chelsea, West Ham e disa skuadrave të tjera londineze do të shohë mundësinë e rekrutimit të fëmijëve drejt Premier League-s angleze.

Bailey International Football Academy me qendrën në disa vende ka ndërmend të stacionohet edhe në Tiranë për t’i dhënë mundësinë fëmijëve shqiptarë të shprehin talentin e tyre.

Bëhet fjalë për disa grupmosha fëmijësh duke filluar nga ajo 8-vjeçare deri nën 20 vjeç. Ky është hapi i parë i ndërmarrë nga kjo akademi që sipas drejtuesve ka arritur të rekrutojë disa fëmijë drejt klubeve të mëdha anglezë si Chelsea, Tottenham dhe Quins Park Rangers.

Nga dita e premte në orën 9 të mëngjesit deri ditën e dielë të gjithë pjesëtarët e akademisë, nga drejtuesit e deri tek trajnerët që do të bëjnë seleksionimin do të jenë në fushat e Ali Demit për të parë fëmijët shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori