Premier League, në fushë zbresin gjigantët
Pas aventurës në Champions League, tashmë gjigantët e Anglisë do të zberisn në fushë për kampionatin e Premier Leagues.

Ditën e sotme në këtë kompeticion do të kemi plotë 6 ndeshje ku tre prej tyre pritet të ngjallin shumë interes.

Bëhet fjalë për ndeshjet Manchester United-Wolves, Cardif City-Manchester City dhe Liverpool-Southampton që të tre këto ndeshje do të luhen në orën 16:00.

Kujtojmë se Manchester United vjen nga 3 fitore dhe dy humbje ndërsa Wolves numëron 2 fitore 2 humbje dhe 1 barazim, prandaj kjo sfidë shihet si një rivalitet shumë i madh nga të dy skuadrat.

Nga ana tjetër Manchester City renditet në vendin e 3 të Premier Leagues ku numëron 4 fitore dhe një barazim kundër Wolves. Ndërsa këtë rradh do të ketë përballë modestët e Cardif Cityn më dy humbje dhe 3 barazime.

Ndeshje tjetër e rëndësishme e Premier LEagues shihet edhe përballje mes gjigantëve të Liverpool dhe Southampton.

Liverpool renditet i dyti në Premier League me pikë të barabrata me kryesuesit e kampionatit Chelsean me plotë 5 fitore, ndërsa përballë do të kenë Southampton që ka 1 fitore, 2 barazime dhe 2humbje. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori