Premierliga po vazhdon të ndjek planin për rifillimin e sezonit, por rezultatet e testeve të lojtarëve nuk po shkojnë sipas këtij plani.
Skuadra e
Brighton & Hove Albions ka njoftuar për një
tjetër rast pozitiv me
Covid-19, që është i treti në skuadër.
Lojtari, emri i të cilit nuk është publikuar, do të karantinohet për 14 ditë, për t’u
rikuperuar nga virusi.
Pjesa
tjetër e skuadrës do të vazhdojnë stërvitjet, në seanca individuale.
Dy lojtarë të tjerë, që gjithashtu nuk janë emëruar, ishin prekur me
Covid-19 më herët, por tashmë thuhet se janë të
rikuperuar.
Shtuar më 10/05/2020,
ora 12:40