Premier Liga: Ja rezultatet dhe te gjithe golat (VIDEO)
Albeu.com
Fulhami është rikthyer nga një gol disavantazh për të shënuar fitore bindëse me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Manchester Cityt. Fullham barazon me Aston Villen ndersa Manchester United shenon fitore ndaj Sunderlandit.Stephen Ireland i dha avantazhin ekipit të Mark Hughes me anë të një goditje të shkëlqyeshme nga largësia që përfundoi në rrjetën e Mark Schwarcer në minutën e 28-të të ndeshjes.

Por pjesa e dytë i takoi tërësisht ekipit mysafir. Clint Dempsey barazoi pesë minuta pas pauzës, para se pas nëntë minutash tjera Dickson Etuhu të dërgojë një goditje të fuqishme, e cila i solli avantazhin Fulhamit.

Dempsey shënoi edhe golin e tij të dytë shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt për të vulosur fitoren e mysafirëve.

Me këtë fitore Fulhami ngjitet në vendin e tetë, derisa City mbetet në të 11-tin.

Ja te gjitha rezultatet ne Premiere Lige:
Aston Villa 3 - 3 Everton
Manchester C. 1 - 3 Fulham
Stoke C. 1 - 1 Newcastle U.
Chelsea 4 - 3 Bolton W.
Middlesbrough 3 - 1 Hull C.
Portsmouth 2 - 2 West Bromwich A.
Sunderland 1 - 2 Manchester U.
Tottenham H. 1 - 0 West Ham U.
Wigan Athletic 1 - 4 Arsenal
Liverpool 4 - 0 Blackburn R.


Ja golat dhe momentet kryesora nga ndeshja M. City - Fullham:



Sunderland - Manchester United:



Aston Villa - Everton:


Celsi - Bolton:


Liverpool - Blackburn:


Uigan – Arsenal:


Shtuar më 13/04/2009, ora 04:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori