Premier Lige: Ja rezultatet dhe te gjithe golat (VIDEO)
Albeu.com
Manchester United ka marre kryesimin e Premier League, ne pritje te derbit londinez mes Chelsea dhe Arsenal qe luhet te dielen. “Djajte e Kuq” kane shkaterruar 5-0 Portsmouth-in ne “Teatrin e Endrrave” me nje loje te bukur te denje per kampionet ne fuqi.Futbollisti i muajit ne Angli, Wayne Rooney zhbllokoi rezultatin me nje gol me koke pas 40 minutash loje por pjesa e pare rezervoi edhe nje gol per Manchester-in.

Ne castet e fundit te ketij fraksioni, nje goditje nga Nani u devijua nga Vanden Borre duke perfunduar ne rrjeten e miqve. Nje skenar i ngjashem u perserit dhe ne golin e trete te kampioneve kur gjuajtja e Carrick u devijua fatalisht ne rrjete. Bullgari Berbatov i dha nje shkelm kritikave me golin e katert per skuadren e tij por per te vulosur agonine e miqve u desh autogoli i trete i ndeshjes.

Kjo fitore con United me nje pike me shume se Chelsea. Fitore edhe per Liverpool-in qe mundi 1-0 Evertonin ne derbi. Per skuadren e Benitez u veshtiresuan gjerat me kartonin e kuq te grekut Qirjakos por edhe me nje lojtar me pak, “Reds” gjeten golin.

Holandezi Dirk Kuit dergoi topin ne rrjeten e Evertonit pas nje goditje kendi ndersa pjesa e mbetur e lojes solli vetem nje karton te kuq per Pienar. Manchester City humbi 2-1 ne fushen e Hull.

Ja rezultatet:

Liverpool 1 : 0 Everton
Sunderland 1 : 1 Wigan
Stoke City 3 : 0 Blackburn
Manchester United 5 : 0 Portsmouth
Hull City 2 : 1 Manchester City
Bolton 0 : 0 Fulham
Burnley 2 : 1 West Ham
Tottenham 0 : 0 Aston Villa


Ja golat:


Manchester United 5 : 0 Portsmouth




Hull City 2 : 1 Manchester City




Liverpool 1 : 0 Everton



Tottenham 0 : 0 Aston Villa




Stoke City 3 : 0 Blackburn




Sunderland 1 : 1 Wigan





Burnley 2 : 1 West Ham




Bolton 0 : 0 Fulham

Shtuar më 07/02/2010, ora 03:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori