Premier Ligë, ndeshjet dhe golat (VIDEO)
Futbollistët e Chelseat, pas golit të shënuar
Kampioni aktual anglez në futboll Çelsi ka shënuar fitore si mysafir kundër Blekbërnit me rezultat 2:1, në kuadër të javës së dhjetë të Premierë Ligës. Blekbërn erdhi në epërsi në minutën 22, me golin e Benjamin Mvaruvari, por Nikola Anelka barazoi në minutën 39. Rezultati 1:1 në semafor qëndroi deri në minutën 84, kur Ivanoviq shënoi rezultatin përfundimtar prej 2:1.

Me të njëjtin rezultat Vulverhempton befasoi Mançester Sitin. Ishte Emanuel Adebajor i cili solli në avantazh Mançesterin nga penalltia në minutën 23.

Vulverhempton barazoi përmes Miliash, ndërsa tri pikë skuadrës ia siguroi Dejvid Eduards në minutën 57.

Fitore të ngushtë shënoi edhe Arsenali, i cili në Londër mposhti rivalin e qytetit Uest Hem me rezultat 1:0, duke iu falënderuar golit të Aleksandër Song, në minutën 88.

Arsenali mbetet në vendin e dytë me 20 pikë, pesë më pak se sa Çelsi.
Pikë të vlefshme fitoi edhe Everton, duke mposhtur 1:0 skuadrën Stouk Siti me golin e Ajigbeni Jakubua. Fullhami ishte i sigurt dhe me dy golat e Klint Demspi mposhti skuadrën e Viganit 2:0.

Skuadra e Mançester Junajtedit ka arkëtuar tri pikë të vlefshme kundër Totenhemit, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2:0, në derbin e xhiros së dhjetë të kampionatit anglez, ndërsa goli i dytë u shënua në rrethana të dyshimta, për çka do të debatohet për një kohë të gjatë.

Vendësit erdhën në epërsi në minutën 31, përmes golit të Nemanja Vidiqit.
Në minutën 85 Nani humbi topin brenda zonës së rreptësisë së mysafirëve dhe me këtë rast luajti me dorë, por gjyqtari Mark Klatenburg nuk referoi asgjë, ndërsa portieri i Totenhemit Gomesh mendoi se bëhet djalë për ndërhyrje të palejueshme të futbollistit të Mançesterit në sulm.

Gomesh lëshoi topin në terren dhe derisa po bëhej gati të ekzekutojë goditjen e lirë të preferuar, Nani iu përvodh prapa shpinës, shikoi gjyqtarin Klatenburg, i cili tregoi se mund të vazhdojë loja dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Aston Vila dhe Birmingem Siti takohen nesër në derbin e qytetit, Njukastël pret para shikuesve të vet Sanderlendin, ndërsa Liverpuli luan si mysafir i Bolton. Të hënën takohen Blekpul-Uest Bromviq.

Shikoni golat:


Manchester United - Tottenham, 2-0
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/r4mkmFsiNUCzYr5TYCOd/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Chelsea - Blackburn Rovers. 2-1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/rZ3V27ZIO4uqkB0gteZs/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Arsenal 1-0 West Ham
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/ZgewWhowHiOQYA1tLuUs/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>

Wolverhampton W. - Manchester City, 2:1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/5OP9zdh7LUNd5V5hrZFT/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>
Shtuar më 30/10/2010, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori