Premierliga kërkesë qeverisë britanike që të mos vonojë rikthimin e tifozëve
Pak para fillimit të sezonit të ri, Premierliga ka bërë thirrje drejt qeverisë britanike që të mos vonohen për rikthimin e tifozëve në stadiume.

Premierliga ka paralajmëruar se futbolli në Angli mund të humb deri në 100 milionë funte në muaj, nëse ndeshjet luhen me dyer të mbyllura duke ju bërë thirrje që qeveria mos të vonohet për rikthimin e tifozëve.

Ideja është që fillimisht të shkohet me nga një mijë tifozë, pastaj hap pas hapi të bëhet rikthimi i plotë.

Mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet qeveria britanike kësaj thirrjeje.
Shtuar më 11/09/2020, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori