Premtimi i Panuccit: Do të japim maksimumin kundër Turqisë
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci ka folur para ndeshjes eliminatore të 22 marsit kundër Turqisë.

Gjatë deklaratës për mediat, tekniku italian tha se Kombëtarja kuqezi do të japë maksimumin për të fituar në “Loro Boriçi”.

“Kanë punuar mirë. Është ambient mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër”, tha fillimisht ai.

“Djemtë kanë punuar shumë mirë, janë mirë, është një ambient i mirë. Kemi bërë atë që duhej bërë dhe mendoj se djemtë janë gati për këtë ndeshje. Deri më sot është gjithçka perfekte.

“Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë”, u shpreh tekniku italian.

Lenjani tha që nuk vij më sa të jetë Panucci. Mund të jetë si rasti Xhaka, që rikthehet? Sa e njihni Turqinë?

"Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij"
Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?

Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori