Prenga: Gabuam shumë, por barazimin e merituam
Përtej dhunës së pakuptimtë ndaj gjyqtarit, për 11-metërshin e dhënë në limitet e kohës së rregullt për Laçin, trajneri i kurbinasve u fokusua në “Gol pas Goli” te loja që zhvilluan të dyja skuadrat.

Ekipi dha maksimumin dhe nuk u pajtua me humbjen. Me logjikë ose pa logjikë, morëm barazimin. Po luhet shumë pak futboll, pa cilësi. Objektivi? Kemi punuar diçka tjetër e po luajmë diçka tjetër. Është si të mbjellësh grurë e të korrësh misër. Mendon se ke bërë një hap para, por kthehesh 3 pas. Ekipi i ri nuk na lë të luajmë. S’jam i kënaqur me lojën. Ishte ndeshje e vështirë për ne.”

Ndryshim nga Laçi i Europës: “Ekipi nuk është i njëjti me atë që ka qenë në Europa League. 5-6 lojtarë sot ishin çuna të rinj. Nuk e kemi zëvendësuar dot Uzunin, as Hoxhallarin. Nuk besoj se Kamza e meriton më shumë se ne. Mund të bënim gol më përpara, me duele të fituara, jo me lojë. I dhamë vetes 2 mundësi, por nuk i realizuam. Fati ishte me ne. Sot i uroj djemtë për pikën. Luajtëm për një ekip që luftonte për jetë a vdekje, por ndeshja ishte korrekte nga minuta e parë në të fundit.”

Dhuna në fund: “Nuk kemi për çfarë të flasim. S’e kanë vendin në futboll. Nuk i pashë momentet. Për 95 minuta ka qenë ndeshje korrekte nga të dyja palët, si nga lojtarët si nga përfaqësuesit.”
Shtuar më 03/03/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori