"Pres vetëm fitore sonte", Ilda Bejleri tregon lojtarin favorit të Kosovës
Gazetarja dhe moderatorja bukuroshe, Ilda Bejleri është e pranishme mbrëmjen e sotme në stadiumin "Fadil Vokrri" ku sigurisht do ti jap një mbështetje të madhe Kosovës.

Ajo shpreson që Kosova të fitojë.

“Kam pasur mundësinë ti ndjekë këta djemtë, një barazim fantastik kundër Danimarkës, ia vlente të shijonte çdo sekondë”, tha Ilda.

“Sulmi është i veçantë, Rashicën e përmend gjithmonë në “Zona Gol”, por edhe Muriqi e Zeneli janë të mirë”.

“Pres fitore, ta them me këmbë të mbarë. Kosova është favorite dhe besoj se do të jetë surpriza e këtij Evropiani”, tha Ilda.
Shtuar më 25/03/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori