Presidenca e Realit ka vetëm një ëndërr, quhet Neymar
Pëlqej
Epoka e kontrasteve për Santiago Bernabeun, vendimmarrja që do të shënojë të ardhmen e klubit dhe ekipin për vitet e ardhshme. 5 titujt e vitit 2017 e nidhmojnë ekipin të qetësohet dhe pse disa prej tyre janë harruar.

E vërteta është se merkato e dimirit është bërë dicka ndihmëse. Pamjet shkojnë shumë më tej. Ato tregojnë për vendime strategjike dhe gjelbërime, forcë lëvizëse të entiteti dhe që tregon rrugën përpara në sferën ekonime. Lojtarë të mirë, me shumë përfitime për klubin. Kjo nuk ka ndryshuar që nga viti 2000.

Sipas raporteve nga e përditshmja ‘marca’, Real madridi dëshiron të përfitoj në sport dhe në ekonomi. Të gjitha këto mund ti sjell vetëm një emër, dhe ai emër është i brazilianit Neymar. Real madridi tashmë e ka vendosur vetëm emrin e tij në kokë. Askush tjetër nuk bënë pjesë në planet e klubit madrilen, përcjell Albeu.com.

Nënshkrime strategjike dhe me menaxhim të mirë. Ky plan i klubit mund të arrijë deri në 400 milionë euro. Lojtarët tjerë që janë të lidhur me një transferim në madrid si Kane, Hazard apo Werner, nuk arrijnë lartësinë e Neymar, ardhja e të cilit do të ishte një goditje tjetër e madhe për Barcelonës pas transferimit të Luis Figos para disa viteve.

Drejtuesit madrilen nuk do të fillojnë asgjë pa kontaktuar me pronarët e PSG-së. I respektojnë maksimalisht. Qëllimi i Al Khelaifi nuk është një tjetër përvec se të bëjë ëndrrën e tij realitet, ta marrë Cristiano Ronaldon në klubin e tij. Udhëheqësit madrilen e dinë se nënshkrimi i Neymar do të jetë i vështirë por janë të vetëdijshëm se ka disa faktorë që iu ndihmojnë atyre në blerjen e tij deri në verën e vitit 2019.

E para është dëshira e lojtarit Brazilian që të veshë fanellën e klubit marilen. Drejtuesit madrilen i kanë shprehur mirëseardhje atij në klub duke filluar që nga galambrëmja e mbajtur për cmimet e FIFA-s. Pastaj presidenti foli për transferimin e tij gjatë ditës kur Cristiano pranoi Topin e Artë në muajin dhjetor. Të gjitha këto e shtyjnë klubin të mendoj për operacionin e transferimit të tij që duket se do të jetë i gjatë dhe shumë i komplikuar.

Real madridi, sic thonë raportet, ka në thesarin e tyre 200 milionë euro për të kryer transferimet që i konsiderojnë të përshtatshme. Deri më 31 janar gjithcka mund të ndodh por një gjë është e sigurtë: nga muaji qershor do të shohim një revolucion nga klubi madrilen. E gjitha fillon me rinovimin e Cristianos dhe vendimin e tij për të ardhmen. Pastaj do të vijnë transferimet që po konsiderohen si të realizueshme./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori