Presidentët e River Plate dhe Boca Juniors, kokë më kokë me kreun e CONMEBOL-it
Presidenti i Konfederatës Amerikano-jugore të Futbollit (CONMEBOL), Alejandro Dominguez, ka publikuar një letër ku u kërkon të gjithë protagoistëve të futbollit amerikano-jugor që të kenë si prioritet identifikimin problemeve dhe nxitjen e luftës kundër akteve të dhunës, që njollosin sportin e futbollit.
Presidenti i CONMEBOL-it do të mblidhet bashkë me presidentin e Rivel
Plate dhe atë të
Boca Juniors (Rodolfo D’Onofrio dhe Daniel Angelici), për të nxjerrë përgjegjësitë rreth asaj që ndodhi të shtunën dhe të dielën në Buenos Aires dhe për të fiksuar një datë për zhvillimin e
ndeshjes.
Ndërkohë sa i përket
ndeshjes së këthimit se kur do luhet River
Plate –
Boca Juniors mediat bëjnë se kjo supersfidë mund të luhet në 8 dhjetor. Ndërsa
Boca Juniors ka barë kërkesë për fitoren në tavolinë. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018,
ora 11:02