Presidenti Bayernit i ashpër: Të shtunën nuk dua justifikime
Fitorja e vuajtur 5-4 ndaj Haidenhaim në Kupë ka bërë të lindin dyshime për formën e Bayern Munchen para ndeshjes së rëndësishme për titullin kampion ndaj Borusia e Dortmund në fundjavë. Por presidenti Uli Hënes nuk ka ngurruar që pas ndeshjes së djeshme të lëshojë një kërcënim të hapur për futbollistët e ekipit të tij, duke saktësuar se pret nga ata vetëm maksimumin, që do të thotë fitoren.

"Të shtunën, në orën 18:30, nuk ka më justifikime. Ndaj Borusia Dortmund duhet të shfaqim gjithçka”, ishin fjalët e presidentit të Bajenrit për mediat. Diferenca me 2 pikë ndaj Borusias e bën të qartë se një hap i gabuar në këtë moment të sezonit është i palejueshëm në kampionat. "Duhet të fitojmë, nuk ka asnjë alternativ tjetër për mua", ishin fjalët e tij.

Sipas Hënes, fitorja duhet të jetë edhe për prestigj, sido që ët mbyllet turneu në këtë duel ndaj rivalëve më të fortë në këtë sezon. "Nëse nuk fitojmë, përsëri do të më pëlqente që të shpalleshim kampionë në Gjermani. Por nuk do ta kishim fituar plotësisht këtë titull, pasi në kemi disavantazhin e ndeshjes së parë me ta", tha ai, duke kujtuar disfatën 3-2 në ndeshjen e parë. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori