Presidenti Duka zbulon detajin e talentit të Interit: Dikur tifoz i Roshit, sot shokë në kombëtare
Presidenti i FSHF-së Armand Duka zbuloi një kuriozitet të veçantë në lidhje me futbollistin më të ri të kombëtares së Shqipërisë Ramen Cepele, pjesë e të rinjve të Interit.

Në një mesazh të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, kreu i futbollit shqiptar tregon se 17-vjeçari ka qenë tifoz i titullarit të Shqipërisë Odise Roshit duke ndarë një foto së bashku të disa viteve më parë. Këtë herë, të dy do të kenë mundësi të shikojnë njëri-tjetrin si shokë skuadre.

Shembulli i Ramen Çepelesë tregon se çdokusht që beson te vetja, mund t’i kthejë ëndrrat në realitet.
Shtuar më 31/08/2020, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori